Telegrafi

De Jong: Aguero është njëri nga sulmuesit më të mëdhenj, i frikëson mbrojtësit kundërshtar

Nigel de Jong ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij te Manchester City, Sergio Aguero ngjall frikë te lojtarët kundërshtarë të tij.

Reprezentuesi i Argjentinës ka shënuar plot 254 gola për Cityn gjatë nëntë vitesh tek klubi nga Etihad.

Aguero ka arritur të bëhet njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në historinë e Ligës Premier dhe për të dhe aftësitë e tij ka folur De Jong.

Lexo po ashtu ESPN zgjedh formacionin më të mirë që ka luajtur në Ligën Premier – shumë befasi brenda tij ku mungon Steven Gerrard

Ish-bashkëlojtari i Agueros ka thënë se argjentinasi ngjall frikë tek kundërshtarët e tij.

“Sergio Aguero i jep skuadrës shumë kërcënime”, ka thënë fillimisht De Jong për faqen zyrtare të Cityt.

Lexo po ashtu Van Dijk zbulon dy sulmuesit më të vështirë për tu ndalur

“Ai u jep atyre gola, padyshim, por është shumë më shumë se kaq. Edhe kur është pa top ai u jep frikë kundërshtarëve se hap mundësi për bashkëlojtarët e tij”.

“Ai është një nga sulmuesit më të mëdhenj dhe jam i lumtur që pata kohën të luaja me të”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/