David de Gea është një prej futbollistët më të mirë që ka aktualisht Manchester United.
Spanjolli shihet si margaritari i klubit anglez, sidomos pas paraqitjeve të fundit në këtë sezon në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq po dëshirojnë ta shpërblejnë për performancat e mira duke i rritur pagën javore gardianit të kombëtares së Spanjës.
Në fakt, anglezët dëshirojnë ta shfrytëzojnë marrëveshjen që para sheh edhe zgjatje të kontratës edhe për një vit nga ajo aktualja që i mbaron në muajin qershor.
United thuhet se i kanë ofruar pagë javore prej 452 mijë euro, duke i shtuar edhe bonuset si të gjithë lojtarët e tjerë.
“The Sun” shkruan sot se në këtë formë lojtari do të bëhet portieri më i paguar në botë dhe se shkarkimi i Jose Mourinhos ka luajtur rol vendimtar në qëndrimin e tij.
Ndryshe, De Gea vite më parë ka qenë të vëmendjes së skuadrës madrilene të Realit, të cilët në fund transferuan Thibaut Courtoisin e Chelseat. /Telegrafi/