Site icon Telegrafi

De Gea turpëroi dy lojtarë të Spanjës brenda pak sekondash

David de Gea po kalon nëpër një formë të dobët te Manchester United, derisa te Spanja po tregon cilësitë e tij me top.

Djajtë e Kuq në këtë sezon kanë shënuar vetëm nëntë gola në tetë paraqitje në Ligën Premier, ndërsa kanë startin më të dobët në histori të klubit.

Ole Gunnar Solsjaker po tenton që të gjejë një zgjidhje dhe ta kalojë formën e dobët në ekip, gjersa De Gea është shumë i zënë te Spanja duke i tregua aftësitë e tij me top.

Numri një i ‘Furisë së Kuqe’ për pak sekonda ka arritur t’i turpëroi dy bashkëlojtarë te kombëtarja, pasi u futi topin mes këmbëve.

De Gea cilësohet në mesin e portierëve më të mirë në botë, mirëpo aftësitë e tij me top kanë bërë bujë në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version