David De Gea ka thyer rekordin 50-vjeçar të Gordon Banksit në fitoren 3 – 0 kundër Turqisë në Euro 2016.
Portieri i Manchester Unitedit e ka mbajtur portën e paprekur në katër ndeshjet e tij të para kundër Luksemburgut, Maqedonisë, Ukrainës dhe Çekisë ndërsa të pestën ndeshje e arriti sot.
Banks debutoi për Anglinë kundër Uruguait në vitin 1966 dhe ia doli që ta mbajë portën e paprekur me fitoret kundër Meksikos, Francës dhe Argjentinës.
Por pas 442 minutave, Banks më në fund ishte mposhtur. Ai pësoi gol në gjysmëfinale kur Eusebio realizoi nga penaltia, edhe pse Anglia e fitoi ndeshjen 2 – 1.