David de Gea është optimist rreth shanseve të Manchester Unitedit për të sfiduar gjëra prej argjendi në sezonin 2016-17.
Klubi nga Manchesteri duroi një sezon zhgënjyes gjatë 2015-16, pasi humbën një vend në Ligën e Kampionëve, duke përfunduar e pesta në tabelën e Ligës Premier nën drejtimin e Louis van Gaal.
Por, tani De Gea është i bindur se ai dhe shokët e tij të ekipit do të përmirësojnë këtë sezon, pas ardhjes së Jose Mourinhos, si menaxher dhe nënshkrimin e Zlatan Ibrahimovic, Henrikh Mkhitaryan dhe Eric Bailly.
“Ne mendojmë se ky mund të jetë një sezon i veçantë”, ka thënë De Gea për faqen zyrtare të United, transmeton Telegrafi.
“Ne ndihemi vërtetë të fortë me menaxherin e ri dhe lojtarët e rinj, ata janë lojtarë shumë të mëdhenj dhe mendoj se ky do të jetë një sezon i madh”, përfundoi portieri spanjoll. /Telegrafi/