Portieri i Manchester Untied, David de Gea, u ka thënë miqve të tij se ai dëshiron të largohet nga klubi dhe t’i bashkohet Real Madridit.
Gazetari spanjoll, Eduardo Inda nga Ok Diario, beson se ish-ylli i Atleticos po kërkon një kalim te Los Blancos pasi në Old Trafford ai ndjen se “secilën ditë e ka të zezë”.
“Real Madridi ende po menon për një portier, i cili është De Gea. Por, Mourinho është i përkushtuar që të mos lejojë largimin e tij nga klubi”.
“De Gea beson se në Mançester është ferri, sepse secila ditë është e zezë”, deklaroi gazetari për Ok Diario.
26 vjeçari ishte pranë kalimit te Real Madridi, por kalimi i tij kolapsoi në vitin 2015 për shkak se klubi spanjoll nuk ishte në gjendje të dërgojë faksimilen për të kompletuar regjistrimin e portierit spanjoll në kohë, para se ai të nënshkruante një tjetër rinovim me klubin nga Old Trafford.
De Gea është startues i pa diskutueshëm te Manchester United, por mungesa e trofeve dhe mungesa e paraqitjes në Ligën e Kampionëve kanë ndikuar në situatën e portierit spanjoll. /Telegrafi/