Telegrafi

De Gea shfaq besnikëri ndaj Manchester United: Shpresoj ta mbyll karrierën këtu

Portieri i Manchester United , David de Gea, është i gatshëm për bisedime të reja për kontratën me klubin.

De Gea ende nuk ka diskutuar për një kontratë të re, por është gati të qëndrojë në klub edhe për një kohë të gjatë. Kontrata e tij aktuale skadon qershorin e ardhshëm.

“Nuk kam folur ende me askënd, por sigurisht, do të isha shumë i lumtur të jem këtu për aq kohë sa ata duan, sepse dua të jem këtu për më shumë vite”, ka thënë portieri spanjoll.

I pyetur nëse ai mund ta përfundojë karrierën e tij në Manchester United, De Gea nuk hezitoi të kthejë përgjigje pozitive.

“Po, nëse është e mundur, sigurisht. Nëse më lejojnë të qëndroj këtu, do të qëndroj këtu. Jam shumë rehat, shumë i lumtur dhe shpresoj para se të largohem, ne mund të fitojmë diçka”, ka thënë De Gea. /Telegrafi/