Site icon Telegrafi

De Gea po kënaqet në luftën me Casillasin

David de Gea thotë se ai po kënaqet duke luftuar për vendin e parë në portën e Spanjës me Iker Casillasin.

Portieri i Manchester Unitedit ishte i preferuari i Del Bosques për duelin ndaj Italisë, kurse San Iker qëndroi në pankinë.

“Jam i kënaqur që kam minuta dhe që bëra performancë të mirë”.

“Konkurrenca me Casillasin është e shëndetshme. Trajneri vendos se kush luan”.

“Johan Cruyff e ndryshoi mënyrën se si ne luftojmë dhe se si luajmë”.

“Ne po flasim për një prej portierëve më të mirë në histori të këtij vendi dhe në botë. Unë jam këtu për të bërë më të mirën”, u shpreh De Gea. /Telegrafi/

Exit mobile version