Site icon Telegrafi

De Gea mungon në finale

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka marrë një tjetër lajm të keq para ndeshjes finale në Ligën e Evropës, pasi David De Gea do të mungojë kundër Ajaxit.

Përveç suedezit Zlatan Ibrahimoviç, i cili u lëndua më herët, portugezi nuk do të mund të llogaritë as në shërbimet e një tjetër futbollisti të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për portierin David De Gea, për të cilin po ashtu për shkak të një lëndimi e ka përfunduar edicionin para kohe.

Si rrjedhojë e kësaj mungese, në portën e “Djajve të Kuq” do të paraqitet portieri i dytë, Sergio Romero, i cili në ndeshjet e fundit ka pasur paraqitje mjaft të mira.

Finalja e Stockholmit është shumë e rëndësishme për Unitedin, pasi përveç trofeut në Ligën e Evropës do të siguronte edhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Exit mobile version