Bastian Schweinsteiger ka kujtuar një incident nga periudha e tij e shkurtër në Manchester United, në të cilin ai zemëroi David De Gean duke pretenduar se Manuel Neuer ishte një portier më i mirë.
Mesfushori u bashkua me Djajtë e Kuq në vitin 2015 nga Bayern Munich, qëndrim ky që zgjati vetëm 18 muaj në Old Trafford para se të transferohej në skuadrën e MLS Chicago Fire.
Megjithatë, ndërsa ishte atje, Schweinsteiger kujton një sërë bisedash magjepsëse që ai pati me portierin spanjoll De Gea.
30-vjeçari pretendohet të ketë pyetur shokun e tij të ri të skuadrës se a ishte ai më i mirë apo Neuer.
“Kur erdha për herë të parë në Manchester United, De Gea tha: ‘Më thuaj, a jam më i mirë se Neuer?’ Isha sikur ‘jo, ti nuk je. Është një nivel tjetër’”, ka thënë Schweinsteiger për BBC 5Live.
“Ai ishte i zemëruar, por unë shpjegova pse. Sa herë që ai kishte një lojë të mirë, ai më pyeste përsëri, unë përsëri do të thosha se ai nuk ishte në atë nivel”.
Schweinsteiger luajti së bashku me Neuerin si për Gjermaninë ashtu edhe për Bayern Munich, me portierin që ishte kyç për triumfin e Die Mannschaft në Kupën e Botës të vitit 2014.
Duke pasur parasysh gjithçka që dyshja fituan së bashku, përgjigja e tij nuk është saktësisht një tronditëse për De Gean. /Telegrafi/