Portieri spanjoll, David De Gea ka një kusht për të rinovuar kontratën me Manchester Unitedit.
De Gea është në vitin e fundit të kontratës me klubin nga Old Trafford.
Megjithatë, bisedimet për rinovimin e kontratës nuk kanë ecur mirë dhe spanjolli mund të largohet nga Unitedi.
Shumë skuadra të mëdha evropiane janë vënë pas shërbimeve të tij shkaku i situatës, ku mund të transferohet si lojtar i lirë.
Sipas mediave spanjolle situata tashmë ka ndryshuar paksa dhe De Gea mund të rinovojë me Djajtë e Kuq, por vetëm me një kusht.
Tabloidi britanik Daily Mail raporton se portieri spanjoll iu ka thënë drejtuesve të klubit se dëshiron të bëhet lojtari më i paguar te Unitedi.
De Gea thuhet se ka kërkuar pagë prej 350 mijë funtesh apo rreth 393 mijë eurosh në javë.
Alexis Sanchez është lojtari më i paguar me mbi 17 milionë funte në vit, ndërsa nëse kjo ofertë pranohet nga Unitedi, De Gea do të fitonte mbi 18 milionë funte në vit. /Telegrafi/