Telegrafi

De Gea i kënaqur me intervenimin e klasit botëror ndaj Sevillas

Manchester United mund të thuhet se është dashur t’i falet De Geas pas paraqitjes së tij në barazimin pa gola ndaj Sevillas.

De Gea u shpreh vet i kënaqur me intervenimet e tij dhe barazimin që ekipi i tij arriti të nxjerrë.

Lexo po ashtu De Gea me pritje të klasit Botëror (Video)

Kujtojmë se portieri spanjoll bëri një prej intervenimeve më spektakolare këtë sezon kur mrekullisht ndali gjuajtjen e Muriel.

“Ishte në minutën e fundit të pjesës së parë dhe kështu ishte një moment i rëndësishëm i ndeshjes”.

“Unë e bëra intervenimin, jam i kënaqur për këtë”.

“Mendoj se ata i patën rastet më të mira. Ne u mbrojtëm mirë, por ata kontrolluan topin mirë, por rezultati është i hapur dhe ne duhet të luajmë mirë në ndeshjen kthyese në Old Trafford”, u shpreh De Gea.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas dy javësh në Old Trafford. /Telegrafi/