Portieri i Manchester Unitedit, David De Gea thuhet se ka dhuruar 300,000 euro për të trajtuar coronavirusin në vendlindjen e tij, Spanjë.
Përhapja e madhe e pandemisë së coronavirusit ka ndaluar të gjitha organizimet sportive, por edhe më gjerë.
Spanja është njëri nga vendet më të prekura nga kjo sëmundje ngjitëse dhe shumë njerëz të njohur po dhurojnë mjetet financiare për ta luftuar këtë pandemi.
Njëri nga to është edhe portieri i Unitedit, De Gea, i cili dhuroi 300 mijë euro në mënyrë anonime, por kryetarja e Madridit, Isabel Diaz Ayuso ka zbuluar këtë.
“Faleminderit De Gea. Ndihma e madhe që i keni dhënë Komunitetit të Madridit do të jetë thelbësore për të luftuar COVID-19”.
“Përjetësisht mirënjohës, krenar me ju”, ka shkruar Isabel Diaz Ayuso në Twitter.
Numri i vdekjeve në Spanjë nga pandemia ka tejkaluar Kinën për t’u bërë e dyta më e larta në botë, pas Italisë. /Telegrafi/
¡Gracias, @D_DeGea !
La gran ayuda que has aportado a @comunidadmadrid será clave para combatir el COVID-19.
Eternamente agradecidos, orgullosos de ti.
— Isabel Díaz Ayuso (@IdiazAyuso) March 26, 2020