David de Gea është shumë afër që ta vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin, edhe pse ishte raportuar se po e kërkon largimin nga Old Trafford.
Një ofertë rreth 350 mijë euro i ishte ofruar portierit spanjoll nga Djajtë e Kuq, mirëpo 28-vjeçari e kishte refuzuar atë menjëherë.
De Gea ka kërkuar nga klubi anglez një pagë prej 380 mijë euro në javë dhe një kontratë pesëvjeçare për të mos u larguar.
Spanjolli aktualisht fiton 230 mijë euro në javë te klubi anglez, mirëpo do të jetë vetëm lojtari i dytë më i paguar me pagën e re, pasi listës i prinë Alexis Sanchez me 515.000 euro.
Kontrata aktuale e De Geas skadon në qershor të vitit të 2020, derisa ishte shpallur si lojtari i vitit te Manchester Unitedi.
28-vjeçari është në mesin e top-portierëve më të mirë aktualisht në botë, ndërsa po kërkohet nga Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Juventusi. /Telegrafi/