Telegrafi

De Ceglie: Juve i vendosur të vazhdojë me fitore

“Juventusi është i përqendruar që të vazhdojë me fitore. Ne nuk duhet të zgjedhim mes garave, por ne duhet të mundohemi ta dëshmojmë veten në kampionat dhe të shkojmë sa më larg në garat tjera”.

“Ne duhet të japim gjithçka nga vetja në stërvitje që të bëjmë paraqitje sa më të mira në ndeshje. Kjo është filozofia jonë dhe objektivi jonë”, ka thënë De Ceglie për faqen zyrtare të klubit./Telegrafi/