Telegrafi

De Ceglie do të qëndrojë te Juventus

“Lojtari nuk do t’i konsiderojë mundësitë që ka te Napoli dhe Udinese, jo se nuk i respekton këto dy klube të mëdha, por thjeshtë se është i vetëdijshëm për vlerën e tij dhe ka vendosur t’i provojë aftësitë e tij me Juventusin”, shkruan në deklaratën e Pallavicinos të publikuar në pianetazzurro.net.

Për më shumë edhe trajneri i bardhezinjve, Ciro Ferrara, nuk dëshiron të lejojë largimin e mbrojtësit të krahut, i cili konsiderohet si lojtar me perspektivë në të ardhmen.