Kevin De Bruyne ka zbuluar se Manchester City stërviti vetëm 10 minuta para fitores së tyre në derbin ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq pësuan një humbje poshtëruese fundjavën e kaluar, me Cityn që dominoi në fitoren 2-0 në Old Trafford.
Një autogol i Eric Bailly dhe një gol tjetër i Bernardo Silva vulosën të tre pikët për kampionët e Ligës Premier dhe De Bruyne tani ka pohuar se menaxheri i Cityt, Pep Guardiola fillimisht nuk e kishte idenë se si të përgatitej për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.
Mesfushori belg zbuloi se ekipi stërviti vetëm 10 minuta për të mposhtur rivalët e Unitedit në derbi.
“Një ditë para ndeshjes ne zakonisht stërvitemi taktikisht, bazuar në mënyrën se si luan kundërshtari”, ka thënë fillimisht De Bruyne për MidMid.
“Por para Unitedit, Pep tha: “Ne nuk e dimë se si do të luajnë ata. Do të shohim”. Dhe ne e ndërpremë stërvitjen pas 10 minutash apo diçka më shumë”.
Kevin De Bruyne on how Man City prepared for their match against Man United 😳 pic.twitter.com/94tWlFkcGO
— ESPN FC (@ESPNFC) November 11, 2021
“Shpesh Pep e di se si do të luajë kundërshtari. Këtë herë ai nuk e dinte, kështu që nuk dinte çfarë të bënte”.
“Ne kemi bërë atë që bëjmë gjithmonë, por ai nuk e dinte më parë nëse ata do të luanin me pesë mbrojtës apo me katër, apo me diamant në mesfushë, apo me tre sulmues”, përfundoi belgu. /Telegrafi/