Telegrafi

De Bruyne thyen heshtjen dhe tregon se kur do të rikthehet nga lëndimi

Kevin de Bruyne ka qenë mungesa e madhe e Manchester Cityt këtë sezon, shkaku i lëndimit që pësoi.

Mesfushori  belg u lëndua në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Burnleyt dhe do të mbetet edhe për një kohë jashtë fushave të bleta.

32-vjeçari ka folur rreth gjendjes së tij, teksa ka thënë se do të jetë në fushë në muajin janar.

Lexo po ashtu “Duhej të isha sjellë ndryshe me ta” - Terry pendohet për qëndrimin e tij ndaj Salah dhe De Bruyne

“Gjërat po përmirësohen. Më duhet ende pak kohë, por do të arrij atje. Shpresoj të jem gati të shkoj përsëri pas Vitit të Ri”, deklaroi mesfushori belg.

Sezonin e kaluar, De Bruyne luajti një rol të madh në suksesin e mahnitshëm të Manchester Cityt. Ai ishte kyç në mesfushë pasi fituan tre trofe të mëdhenj: Ligën Premier , Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve ku në 49 ndeshje në të gjitha garat, ai shënoi 10 gola për ekipin dhe asistoi në 31 të tjerë.

Lexo po ashtu Man City cakton çmimin e De Bruynes, alarmohen klubet arabe

Këtë sezon Manchester City fitoi 9 nga 13 ndeshjet e ligës dhe aktualisht është në vendin e dytë.

Përkundër që është jashtë fushave që një kohë, emri i De Bruyne vazhdon të jetë i lidhur me skuadrat arabe që po tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/