Telegrafi

De Bruyne shpëtimtar i Man Cityt – super ndeshja shkon në vazhdime

Është mbyllur koha e rregullt mes Manchester Cityt dhe Real Madridin, me rezultat të barabartë 1-1.

Mbretërit arritën që të shënonin që në start të ndeshjes, kur kishin rastin e parë të mirë.

Rodrygo u gjend bukur në zonë dhe pas dy goditjeve arriti të gjejë rrjetën për 1-0.

Qytetarët u kundërpërgjigj me një rast te Erling Haaland, por gjuajtja e tij me kokë gjeti shtyllën.

Në minutën e 19-të, ishte radha e Bernardo Silvas, por gjuajtja e tij shkoi jashtë.

Kevin de Bryne në minutën e 27-të gjuajti fuqishëm nga distanca, por gjuajtja e tij u ndal nga Andriy Lunin.

Pjesa e parë edhe pse u mbyll me epërsi të Real Madridit, ndeshja shkoi me një dominim të fuqishëm të Man Cityt, që ishin në ndjekje të rezultatit.

Me të filluar pjesa e dytë, Jack Grealish rrezikoi bukur me një gjuajtje, por goditja u prit nga Lunin.

Në minutën e 53-të, Phil Foden rrezikoi për të barazuar, por gjuajtja e tij u ndal nga Lunin.

Kur ndeshja po shkonte nga fundi, domini i Man Cityt shtohej, ndërsa në minutën e 76-të, erdhi goli i barazimit, me De Bruynen që nga afër gjeti rrjetën për 1-1.

Vetëm pas disa minutash, De Bruyne ka mundur ta dërgojë në epërsi Man Cityn, por nga afër nuk qëlloi portën.

Deri në fund të kohës së rregullt, vendasit e kërkuan golin e epërsisë, por që nuk ia dolën dhe fituesi do të përcaktohet në vazhdime, ose edhe në penallti. /Telegrafi/