Telegrafi

De Bruyne rikthehet në stërvitje pas lëndimit të rëndë, synon të luajë në derbi ndaj Unitedit  

Foto: De Bruyne/Twitter

Ylli belg, Kevin de Bruyne është rikthyer më shpejt së që është menduar në stërvitjet e tij me skuadrën e Manchester Cityt.

De Bruyne shkëlqeu me kombëtaren e Belgjikës në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku arritën të zënë vendin e tretë.

Megjithatë, me tu kthyer te klubi anglez pësoi një lëndim në ndeshjen e parë të sezonit të 2018/19 në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit.

Lexo po ashtu Man City konfirmon lëndimin e De Bruynes, mungon tre muaj  

Fillimisht u sugjerua që De Bruyne do të përballej me të paktën tre muaj mungesë, në atë që ishte një goditje serioze për planet e Pep Guardiolas.

Megjithatë, City gjithnjë i bindur se 27-vjeçari belg mund të rikthehej përpara afatit të paraparë.

Kështu edhe ndodhi pasi mesfushori kreativ u rikthye sot (e hënë) në stërvitjen e plotë të skuadrës nga Etihad.

Është vet klubi anglez që ka njoftuar rikthimin e De Bruye me anë të rrjeteve sociale, por edhe belgu bëri vet disa postime në profilin privat.

De Bruyne, ndërkohë, ishte i shpejtë edhe në deklarata pasi ka thënë se synon të kthehet në fushë në kohë për derbin me Manchester Unitedin më 11 nëntor. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të vlefshëm në secilën pozitë në sezonin 2018/19 në Ligën Premier