Kevin de Bruyne ka pësuar një lëndim serioz në gjurin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjeve.
Mesfushori i Manchester Cityt është duke bërë ekzaminime të vazhdueshme mjekësore, për ta mësuar gjendjen e këmbës së tij.
Nga klubi anglez kanë thënë se akoma nuk e dinë kohëzgjatjen e saktë të mungesës së 27-vjeçarit.
Ai është lënduar ditën e mërkurë, ndërsa mediat spekulojnë se do të mungojë nga tre deri në gjashtë muaj.
Kujtojmë se në vitin 2016, belgu mungoi në 12 ndeshje për shkak të lëndimit të gjurit të këmbës së djathtë në gjysmëfinalen e Kupës EFL kundër Evertonit.
De Bruyne ka qenë lojtari më i mirë i sezonit të kaluar të Cityt duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 21 asistime në triumfin e klubit të tij në Ligën Premier.
Kampioni e nisi bindshëm edhe sezonin e ri me një fitore prej 2-0 në ndeshjen e parë në kampionatin anglez. /Telegrafi/