Site icon Telegrafi

De Bruyne pas rinovimit të kontratës me Man Cityn: Nuk mund të jem më i lumtur se kaq, dua ta mbyllin sezonin me trofe

Kevin de Bruyne është parë shumë i lumtur pas rinovimin të kontratës me Manchester Cityn edhe për katër vitet e ardhshme.

Manchester City ka konfirmuar se De Bruyne ka nënshkruar një kontratë të re që do ta mbajë atë në Etihad deri në vitin 2025 dhe kjo e ka bërë të lumtur belgun.

“Nuk mund të isha më i lumtur, pasi që u bashkova me Cityn në 2015, jam ndjerë si në shtëpi. Unë i dua tifozët, familja ime është vendosur këtu në Mançester dhe loja ime është zhvilluar me të vërtetë mirë”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

Lexo po ashtu Zyrtare: Manchester City ‘blindon’ De Bruynen me kontratë të re

“Ky klub futbolli është i përgatitur për sukses. Më ofron gjithçka që më duhet për të maksimizuar performancën time, kështu që nënshkrimi i kësaj kontrate ishte një vendim i drejtpërdrejtë. Unë jam duke luajtur futbollin më të mirë të karrierës sime dhe sinqerisht ndjej se ka akoma për të ardhur”.

 

“Pep dhe unë e shohim futbollin në të njëjtën mënyrë. Të kesh atë marrëdhënie me një menaxher është kaq e rëndësishme për mua sepse objektivat tona janë plotësisht të përafruara dhe ne duam të njëjtat gjëra”.

“Fokusi im tani është të sigurojmë që ne të kemi një fund të suksesshëm të sezonit aktual. Rezultatet dhe performancat tona deri më tani kanë qenë të shkëlqyera, por duhet të sigurohemi që ta përfundojmë sezonin me trofetë që meritojmë”, përfundoi ylli belg.

Ndryshe, De Bruyne u bashkua me Cityn nga Wolfsburg në gusht të 2015 për 55 milionë funte, duke arritur t’i fitojë dy trofe të Ligës Premier, katër Kupa të Ligës dhe një Kupë FA.

Në të vërtetë, 29-vjeçari ka 77 asistime nga 176 paraqitje të tij në Ligën Premier, ndërsa gjatë karrierës së tij te City deri më tani ka zhvilluar 255 ndeshje, duke shënuar 65 gola dhe duke bërë 105 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version