Telegrafi

De Bruyne pas eliminimit nga Lyoni: Kam nevojë të shkoj në shtëpi, nuk ishim mjaftueshëm të mirë

Kevin de Bruyne ndihet i dëshpëruar pas eliminimit të Manchester Cityt nga Lyoni në Ligën e Kampionëve.

Lyoni ka arritur të befasojë të gjithë duke mposhtur Manchester Cityn me rezultat 3-1 në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke kaluar tutje.

Ky eliminim nga gara prestigjioze e ka dëshpëruar edhe yllin belg, de Bruyne, i cili ka thënë se nuk ishin mjaftueshëm të mirë për të kaluar në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Lyoni eliminon Cityn me rezultat bindës, në gjysmëfinale takohet me Bayern Munichun

“Kam nevojë për të shkuar në shtëpi, sepse gruaja ime është duke më pritur. Kam nevojë të përqendrohem në diçka”, ka thënë fillimisht De Bruyne pas ndeshjes.

“Ky ekip është i shkëlqyeshëm, por kemi bërë shumë gabime. Kjo është pasqyrë e asaj që kemi bërë gjatë gjithë vitit”.

“Ishte një vit ndryshe, por me të njëjtat gjëra”.

“Unë mendoj se pjesa e parë nuk ishte aq e mirë. Mendoj se e dimë këtë. Ne filluam ngadalë dhe nuk kemi pasur shumë mundësi”.

Lexo po ashtu Fjalët e Guardiolas pas eliminimit të Man Cityt nga Lyoni në Ligën e Kampionëve

“Mendoj se në pjesën e dytë ne kemi luajtur me të vërtetë mirë. I kemi pasur nën presion, kemi luajtur më sulmues, siç i bëjmë normalisht, dhe mendoj se i kemi dominuar ata”.

“Krijuam mjaftueshëm në pjesën e dytë për të shënuar gola të mjaftueshëm. Lyoni nuk krijoi, por shënoi. Duhet të mësojmë, kjo që bëmë nuk ishte e mjaftueshme”, përfundoi belgu. /Telegrafi/