Site icon Telegrafi

De Bruyne me një gjest të pazakonshëm – belgu ‘theu’ traditën e kapitenit ndaj Leicester Cityt

Kevin De Bruyne duket se ka thyer një traditë të gjatë sa i përket shiritit të kapitenit në fitoren që Manchester City mori në udhëtim me rezultat 2-0 ndaj Leicester Cityt të dielën. 

City mori fitoren e parë në të gjitha garat që nga muaji tetor dhe të dytën në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier, falë golave nga Savinho dhe Erling Haaland.

Kjo fitore erdhi në ndeshjen e 500-të për Pep Guardiolën në krye të ‘Qytetarëve’ dhe i dha fund një serie të dobët të rezultateve. 

Ata tashmë kanë 31 pikë të grumbulluara dhe gjenden në pozitën e pestë në tabelë, andaj ishte e qartë se sa shumë do të thoshte për ta triumfi në këtë sfidë. 

Por, gjatë ndeshjes u vërejt një detaj mjaft interesant. Pas një paraqitje zhgënjyese ndaj Evertonit, De Bruyne u rikthye në formacionin titullar ndaj Leicesterit dhe u paraqit për 90 minuta. 

Ai mbajti shiritin e kapitenit për gjatë tërë kësaj ndeshje, ani pse Kyle Walker u fut në lojë nga banka në minutën e 70-të. 

Walker nuk kishte arritur të paraqitet ndaj Evertonit shkaku i lëndimit, por çuditërisht ai nuk mori shiritin e kapitenit bga De Bruyne pasi u fut në lojë, ndonëse është kapiten i parë i ekipit. 

Ndaj Evertonit, De Bruynes iu dhurua shiriti i kapitenit nga Bernardo Silva, i cili po ashtu është pjesëtar i grupit të liderëve të Cityt./Telegrafi/

Exit mobile version