Mesfushori belg, Kevin De Bruyne ka folur për formën e skuadrës së tij, Manchester City, ku ka thënë se nuk është e njëjtë me atë të një sezoni më parë, ku u shpallën kampion në Ligën Premier.
City e fitoi pa problem titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, por këtë sezon ka hasur në vështirësi dhe gjendet prapa Liverpoolit dhe Tottenhamit në tabelë, por kjo është normale sipas De Bruyne, pasi ky sezon është më i vështirë.
“Këtë vit është pak më vështirë, sepse ekipet janë më kompakte dhe planet e tyre ndoshta janë më të mira se ato të vitit të kaluar”, ka thënë fillimisht 27-vjeçari për Sky Sports.
“Vitin e kaluar ne do të kishim fituar ose barazuar këto ndeshje që humbëm, por nuk ishim në gjendje ta bëjmë këtë vit. Kjo është ashtu siç është, niveli është kaq i lartë nga çdo ekip saqë kufiri i gabimit është shumë i vogël”.
“Nëse ishte sezoni i kaluar me pikët që kemi tani, do të ishim të parët, por dikush është më i mirë se ne për momentin, kështu që ju duhet të thoni urime. Ne e dimë se sa e vështirë është”.
“Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, por nganjëherë më e mira nuk është e mjaftueshme, dhe ju duhet ta pranoni merrni atë”.
“Nëse Liverpooli fiton titullin me 98 pikë, urime, ata do të kenë bërë mirë. Por ende ka shumë gjëra për të luftuar”.
“Njerëzit mund të mendojnë se poshtë, por ka akoma jemi në garë në Kupën FA, Kupën e Ligës, Ligën e Kampionëve, plus jemi ende duke luftuar në ligë – kjo është një pozitë e mahnitshme që të kemi në fillim të shkurtit”, përfundoi de Bruyne. /Telegrafi/