Kevin de Bruyne është bërë lojtari më i fundit që ka dalë kundër projektit të Superligës Evropiane.
Të njëjtën gjë e bënë edhe James Milner e Jordan Henderson te Liverpooli, derisa Bruno Fernandes i Manchester United ishte i pari që doli kundër garës së re.
“Ky njeri vije nga një fshat i vogël në Belgjikë dhe ëndërron të luajë në nivelet më të larta të mundshme”, ka shkruar De Bruyne.
“Kam luajtur në ligën belge, gjermane dhe angleze. Kam punuar dhe kam luajtur kundër çdo kujt, që të fitojë sa më shumë”.
“Por, gjëja më e rëndësishme në futboll është garimi. Me të gjitha gjërat që po ndodhin së fundmi, është më së miri që të gjithë të bëhen bashkë dhe të punojnë për një zgjidhje”.
“Të vazhdojë të inspirojmë gjeneratat e reja të futbollistëve dhe t’i bëjmë tifozët të ëndërrojnë”, ka shtuar më tej mesfushori belg.
Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham Hotspur, u bënë klubet e para nga 12 në total që i dhanë fund projektit të Superligës Evropiane. /Telegrafi/
— Kevin De Bruyne (@KevinDeBruyne) April 20, 2021