Telegrafi

De Bruyne i jashtëzakonshëm, kompleton het-trickun brenda 17 minutave

Manchester City po luan në udhëtim te Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 33-të në Ligën Premier.

City po fiton 1-3 në udhëtim pas 24 minutave të parë.

E veçantë është se të tre golat për Cityn u realizuan nga mesfushori belg, Kevin de Bruyne.

Ylli i Citizens arriti të kompletoj het-trickun në këtë takim për një periudhë prej 17 minutave, ku fillimisht shënoi në minutën e shtatë për 0-1, në të 16-tën për 1-2 dhe në të 24-tën për 1-3. /Telegrafi/