Telegrafi

De Bruyne e quan lojtarin e Man United ‘makineri krijuese’ e Ligës Premier

Kevin De Bruyne e ka cilësuar kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, si një nga futbollistët më kreativë në botë.

Mesfushori belg ishte pjesëmarrës në një kuiz nga Sky Sport, duke renditur lojtarët më kreativ në Ligën Premier.

“Pse Bruno Fernandes në vendin e parë? Ai është një makineri krijuese. Ai merr shumë rreziqe dhe mua më pëlqen kjo. Ai bën shumë mirë”, deklaroi superylli i Man City.

Lexo po ashtu Strategjia e njëjtë që po e përdorë Bruno Fernandes që disa ndeshje, e acaron edhe Ten Hagun

“Të jesh kreativ ka shumë gjëra të ndryshme rreth vetes, si rastet krijuese, por ndonjëherë mund t’i japësh topin dikujt dhe ata e gjuajnë atë nga 30 metra, është gjithmonë ndryshe, por ai është gjithmonë aty”.

Në 126 paraqitje në ligë, Bruno ka 44 gola dhe ka asistuar shokët e skuadrës në 33 raste.

Edhe pse sezoni nuk ka shkuar ashtu siç do të kishin shpresuar shumë tifozë të United, është vetëm çështje kohe para se maestro i tyre të arrijë formën më të mirë. /Telegrafi/