Telegrafi

De Bruyne: Detajet e vogla po e pengojnë Cityn që ta fitojë Ligën e Kampionëve

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

Kevin De Bruyne beson se Manchester City është duke iu afruar trofeut të Ligës së Kampionëve, përkundër eliminimit të këtij sezoni.

Klubi anglez u eliminua në fazën çerekfinale për të tretën herë rresht, kësaj radhe nga Lyoni që e mposhti me rezultat 3-1 të shtunën mbrëma në Lisbonë.

Skuadra e Pep Guardiolas e eliminoi Real Madridin dhe shumëkush e konsideronte ndër favoritët e këtij edicioni, mirëpo u befasua nga ekipi francez që paraprakisht e kishte eliminuar edhe Juventusin.

(Foto: Miguel A. Lopes/Pool via Getty Images/Guliver)

“Është paksa e turpshme, sepse kemi shpresuar për se do të kishim sukses këtë vit. Nuk mendoj se jemi shumë larg”.

“Në këtë nivel janë vetëm detajet e vogla dhe këtu dallimi ishte se bëmë gabime dhe ata shënuan, ndërsa rastet që ne i krijuam nuk i shfrytëzuam. Ky është dallimi minimal”.

(Foto: Franck Fife/Pool via Getty Images/Guliver)

“Në pjesën e parë, nuk luajtëm në mënyrën si luajmë zakonisht. Nuk krijuam mjaftueshëm, nuk i gjetëm rastet”.

“Në gjysmën e dytë luajtëm shumë më mirë, krijuam më shumë raste, mirëpo dallimi kryesor ishte se ata parën dy raste në pjesën e dytë dhe i shënuan dy gola”, citon Daily Mail fjalët e De Bruyne. /Telegrafi/