Telegrafi

De Bruyne ‘bombardon’ portën e Leicesterit nga gjuajtja e lirë

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Leicesterit në sfidën që po luhet në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa e dyta ka nisur mjaft furishëm për kampionin në fuqi.

Derisa Citizens ishin në një kundërsulm, u shkaktua një ndërhyrje e palejueshme për ta dhe fituan një goditje të lirë.

Nga afër 30 metra, Kevin de Bruyne ka arritur të shënojë në portën e Leicesterit në minutën e 49-të.

Portieri i vendasëve tentoi ta stoponte atë goditje, por gjuajtja e belgut ishte e vendosur në qoshen e portës. /Telegrafi/