Telegrafi

De Boer: Zëvendësimi i Kondogbias paralajmërim për të gjithë

Frank De Boer shpreson që vendimi i tij për të zëvendësuar Geoffrey Kondogbian, do të shërbejë si një paralajmërim për të gjithë skuadrën e Interit.

Mesfushori francez është ndërruar pas vetëm 28 minutave në barazimin 1-1 kundër Bologna, me trajnerin holandez, i cili u nervozua me paaftësinë e lojtarit të tij për të ndjekur udhëzimet taktike.

“Ai nuk është një fëmijë, ai është 23 vjeç dhe jo 18. Kur ne e pranuam golin ai humbi topin në vijën e frontit”, ka thënë De Boer për Tuttosport, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu De Boer i lumtur me lojën e treguar, por sulmon njërin nga futbollistët e tij

“Ai kishte tre shokët të lirë, u desh të pasoj. I trajtoj të gjithë njëjtë, ne do të flasim për këtë sot”.

“Unë nuk dua të dukem i ashpër, por shpresoj se kjo është një shenjë për të gjithë”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/