Telegrafi

De Boer tregon klubet që ka refuzuar për Interin

Pas zyrtarizmit të Frank De Boer, tani vijnë edhe fjalët e para të teknikut holandez.

46-vjeçar ka thënë se është i befasuar nga interesimi i Nerazzurrëve dhe me këtë rast ka folur edhe me emra rreth klubeve që ka refuzuar.

“Nuk e kam menduar dy herë, situata është e përsosur. Isha pak i befasuar nga interesimi i Interit, disa klube të tjera italiane u interesuan dhe pastaj zgjodhën trajnerët italianë, pikërisht për këtë kam menduar se e ardhmja ime do të ishte diku tjetër. Jam kontaktuar nga klubet angleze, Anderlecht dhe Olympiacos, por kur më lajmëruan që Interi e ka seriozisht atëherë edhe unë isha gati që të vij në Milano”.

“Interi është një klub me histori të madhe dhe që ka fituar Ligën e Kampionëve gjashtë vite më parë dhe që dëshiron të kthehet në garë. Ambiciet e mia janë të njëjta. Dua të formoj një përzierje në mes të rinjve dhe ekspertëve, të rritet skuadra çdo ditë nën stilin tim”, ka thënë Frank De Boer. /Telegrafi/