Telegrafi

De Boer tregon arsyet e humbjes ndaj Chievos

Humbja e Interit ndaj Chievos në xhiron e parë të Series A, ka lënë shije të hidhur në taborin zikaltër.

Trajneri i Interit, Frank De Boer e ka cilësuar si të vështirë ndeshjen ndaj Chievos, teksa ka treguar se pse erdhi kjo humbje dhe ku ishte fajtori.

“Nuk mund të mohojmë se sot ka qenë një ndeshje e vështirë. Jemi në fillim dhe duam të përmirësohemi, si në nivel të lojës, ashtu edhe në nivel fizik”, deklaroi fillimisht De Boer, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Chievo e Hetemajt befason Interin (Video)

“Kemi pranuar gol në momentin kur po krijonim dhe ndoshta për shkak të mos-koncentrimit dhe kondicionit fizik. Kondocioni fizik ka ndikuar dhe unë kam vendosur të luaj me tre mbrojtës për këtë motiv”.

“Kam pasur vetëm një test miqësor dhe duhet kohë për të punuar mirë në aspekte të caktuara”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/