Telegrafi

De Boer, trajner i ri i Crystal Palace

Crystal Palace e ka zyrtarizuar si trajner Frank de Boerin i cili ka nënshkruar kontratë për tri vite. 

De Boer që nga nëntori është pa punë, kur u nda me Interin vetëm pas 85 ditëve në krye të klubit.

“Unë jam i ngazëllyer që jam menaxher i ri i Crystal Palace Football Club”.

De Boer gjatë prezantimit

“Është një krenari e madhe që të jem në një klub të madhe dhe historik si ky”, ka thënë De Boer.

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Holandës ka qenë trajner edhe te Ajaxi në vitet 2011 dhe 2015.

Ai do ta zëvendësojë Sam Allardycen. /Telegrafi/