Interi para pak minutash ka njoftuar se ka shkarkuar trajnerin Frank de Boer.
Dhe nuk ka vonuar edhe reagimi i teknikut holandez, i cili nëpërmjet Instagramit ka bërë një përshëndetje klasi, ku ka falënderuar tifozët, por ka thënë se nuk kishte kohë të mjaftueshme për të ringritur Inerin.
“Sa keq që përfundoi kështu. Për të dërguar përpara këtë projekt duhej më shumë kohë. Falënderoj të gjithë tifozët e Interit për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë këtyre muajve. Forca Inter”, ka shkuar De Boer.
Pas këtij postimi, mijëra tifozët të Interit e kanë falënderuar atë për kontributin e dhënë.
Skuadra nga Milano aktualisht renditet në vendin e 12-të me 14 pikë. /Telegrafi/