Trajneri holandez i Interit, Frank De Boer ka folur para sfidës që skuadra e tij do ta zhvilloi me Atalantën.
Pas disa rezultateve negative, në Itali është shkruar se Inter do ta shkarkoi trajnerin e tyre.
Por ka qenë De Boer që ka folur për këtë çështje duke deklaruar se nuk e mendon largimin nga skuadra.
“Për mua është shumë e rëndësishme të luajmë të disiplinuar dhe të tregojmë shpirtin e ndeshjes së mesjavës. Duhet të përmirësohemi në lojën me top por me dorën në frena”.
“Një fitore do të na ndihmonte shumë dhe do të na jepte besim. Shpresoj që në fushë të shikojmë një skuadër me shpirt dhe jam i bindur se mund të largohemi me një rezultat pozitiv”.
“Unë kam si objektiv vetëm punën me stafin dhe lojtarët. Është e vetmja gjë që mund të bëj. Kam shumë besim tek të gjithë. Sipas opinionit tim treguam rritje kundër Southamptonit, sidomos në mbrojtje. Duhet të përmirësohemi edhe më shumë por mendoj se jemi në drejtimin e duhur”, ka deklaruar De Boer në konferencë për media para ndeshjes me Atalantën. /Telegrafi/