Frank de Boer pranon se Interi mund të ketë barazuar ose humbur, pasi fitores së vështirë 2-1 në udhëtim te Pescara.
Trajneri holandez fitoren e sotme e cilëson si fryt i punës së madhe të bërë këto tre javë me të gjithë futbollistët.
“Sigurisht ne mund të punojnë shumë fortë dhe të mos marrim pikë. Ne kemi punuar shumë fortë për tre javët e fundit, por në fund ne kemi barazuar ose kemi humbur lojën”, ka thënë De Boer për Mediaset Premium dhe Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.
“Ka pasur disa gjëra të mira që ne mund të ndërtojmë në të ardhmen”.
“Unë pashë një ekip që donte për të fituar dhe kjo tashmë është shumë e rëndësishme për mua. Ne kemi luajtur shumë mirë në pjesën e parë dhe tre shanset e Pescaras ishin nga gabimet tona”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/