Site icon Telegrafi

De Boer: Mentalitet i gabuar nga Interi

Frank de Boer ka paralajmëruar se taktikat janë të parëndësishme në qoftë se Interi ka një ‘mentalitet të gabuar’ pas humbjes 3-1 ndaj Sparta Pragës.

Nerazzurrët janë në rrugë të mbarë në Serie A, por tani kanë humbur dy ndeshjet e Ligës së Evropës ndaj Hapoel Beer-Sheva dhe Sparta Pragës dhe rrezikojnë kualifikimin pasi renditen të fundit në grup me zero pikë.

Lexo po ashtu Inter humb nga Sparta, rrezikon kualifikimin (Video)

“Nëse ju filloni ndeshjen me qëndrim të gabuar, ju mund të bisedoni rreth taktikave dhe të gjithë ju pëlqen, por gjëja e parë është që të kemi mentalitetin e duhur. Në golin e dytë ne iu dhuruam një mundësi të pabesueshme. Kjo nuk është e mundur që të pranojmë një gol të tillë”, ka thënë De Boer për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

“Në gjysmën e dytë kemi bërë pak më mirë, por sigurisht jo duke luajtur në mënyrën që unë dua të shoh Interin të luajë.  Pas kartonit të kuq të gjitha u bënë më të vështira dhe goli i 3-1 e vulosi takimin”.

Lexo po ashtu Sparta Pragë 3-1 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

“Ne iu dhamë topin shumë herë dhe duhet të përmirësohemi shumë në këtë drejtim, sepse përndryshe kjo do të jetë e vështirë gjatë lojërave të ardhshme”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version