Site icon Telegrafi

De Boer: Kur u shkarkova nga Interi, shikoja vetëm filma  

Frank de Boer ka zbuluar se ai kaloi kohën duke shikuar filma e dokumentare në Netflix pasi u shkarkua nga posti i trajnerit te Interi.

Trajneri holandez u caktua si pasues i Roberto Mancinit verën e kaluar te Nerazzurrët, por aventura e tij zgjati vetëm 14 ndeshje para se të shkarkohej.

Lexo po ashtu De Boer, trajner i ri i Crystal Palace

Ndërsa, interesantja e kësaj është se De Boer nuk ka shikuar ndeshje futbolli, por është fokusuar të shikoj filma, ndër to edhe dokumentari mbi jetën e narko-dilerit Pablo Escobar, Narcos.

“Mendoj se kur u shkarkova nga Interi, ishte hera e parë që pashë Netflix”, ka thënë De Boer pasi u emërua menaxher i ri i Crystal Palace.

“Kam pasur gjithë atë kohë, kështu që shikova Narcos, disa filma të mirë, Sherlock Holmes… Shikova shumë më tepër filma”, përfundoi trajneri holandez. /Telegrafi/

Exit mobile version