Telegrafi

De Boer kërkon titullin me Interin

Trajneri holandez Frank De Boer ende nuk i ka mbushur një muaj në krye të Interit.

Por aventura e tij si duket po shkon siç është më së miri, pasi holandezi është optimist për kampionatin e ri.

Inter sot e luan ndeshjen e parë ndaj Chievos, ndërsa De Boer ka thënë se kërkon titullin e kampionit me ‘Neroazzurrët’.

“Jam shumë i emocionuar për debutimin ndaj Chievos. Futbollistëve të mi u kërkoj vetëm të luajnë me zemër dhe të luftojnë për njëri-tjetrin. Dua që skuadra ime ti dominojë ndeshjet në shumicën e rasteve”.

“Unë kam ardhur këtu për ti fituar të gjitha ndeshjet të shohim pastaj se cfarë do të ndodhë deri në fund të sezonit”.

“Unë personalisht dua të luftoj për titullin por me kalimin e javëve do të kuptohet realisht nëse kjo skuadër do të jetë e aftë të rivalizojë për vendin e parë, vendin e dytë apo vendin e tretë”, deklaroi De Boer. /Telegrafi/