Telegrafi

De Boer kërkon përqendrim ndaj Cagliarit

Frank de Boer ka paralajmëruar Interin se Cagliari nuk janë kundërshtarë i lehtë, por ka kemi besim në ekipin e tij.

Inter dhe Cagliari do të luajnë të dielën nga ora 15.00 në një ndeshje që sipas trajneri të zikaltrve nuk është e lehtë dhe duhet të jenë të fokusuar në maksimum.

“Do të jetë e rëndësishme ndeshja kundër Cagliarit. Ata nuk janë një kundërshtar i lehtë, por ne kemi besim në punën tonë dhe të ekipit tonë”, ka thënë De Boer për Inter Channel, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu De Boer flet për Brozovicin dhe Kondogbian, por jo për titullin

“Mbështetja e tifozëve është e kënaqshme, sepse ato na ndihmojnë dhe brohoritjet e tyre janë thelbësore, sidomos gjatë momenteve të vështira”.

“Gjatë javëve të ardhshme do të jetë një ‘Turn i Forcës’, por ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjes që gjithmonë të japim më të mirën”, ka përfunduar trajneri holandez. /Telegrafi/