Site icon Telegrafi

De Boer: Interi po përmirësohet, debuton Joao Mario

Frank De Boer kërkon kohë që ta ndërtojë skuadrën e tij.

Ai ka thënë se rezultatet do të vijnë në konferencën për shtyp në vigjilje të transfertës kundër Pescaras.

“Kanë ardhur shumë kritika në drejtim të skuadrës, por edhe për mua personalisht dhe deri diku i mirëkuptoj, pasi të gjithë tifozët duan të shohin ekipin e zemrës të fitojë. Sidoqoftë mesazhi im për të gjithë është që të kenë durim”.

“Skuadra po gëzon një formë të mirë fizike dhe psikologjike. Nisur nga kjo jam i bindur se rezultatet pozitive nuk do të vonojnë. Përsa i përket Joa Marios besoj se do të luajë, gjatë seancave stërvitore ka treguar se është në formë të mirë.”

Më pas De Boer u pyet se çfarë është më e rëndësishme ndaj Pesacaras, progresi i ekipit në lojë apo fitimi i tre pikëve.

“Kemi bërë hapa para. Dua të shoh një skuadër të bashkuar dhe me ide të qarta. Nëse do ta bëjmë një gjë të tillë atëherë pikët do të vinë. Sigurisht që duhet të shtojmë numrin e rezultateve pozitive. Kam në dispozicion një ekip me shumë kualitet”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/

Exit mobile version