Telegrafi

De Boer flet për Brozovicin dhe Kondogbian, por jo për titullin

Trajneri i Interit, Frank de Boer, ka thënë se nuk mendon për titullin, por vetëm se si të fiton ndeshjet që kanë mbetur.

Me këtë rast holandezi ka folur edhe për situatën e Marcelo Brozovic dhe Geoffrey Kondogbias, të cilët edh pse janë lojtarë të talentuar, nuk po gjejnë vend në formacionin e De Boer, për një ose tjetrën arsyeje.

Lexo po ashtu De Boer: Zëvendësimi i Kondogbias paralajmërim për të gjithë

“Nuk e di nëse do të luajnë, akoma nuk kam vendosur për formacionin. Por, janë lojtarë të rëndësishëm për ekipin tonë. Brozovic ka kualitete të mëdha, por duhet t’i dëshmojë në stërvitje dhe vazhdimisht edhe në ndeshje”.

“Titulli? Dua ta fitoj, por nuk mendojë te titulli. Mendojmë vetëm se si të fitojmë ndeshjet e mbetura. Për mua kjo është e rëndësishme, shikojmë në mars se në çfarë pozite jem”, ka thënë De Boer.

Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Caglarit. /Telegrafi/