Punon shumë me intensitet dhe me pak pushim, ky është Frank de Boer.
Holandezi nuk dëshiron të humbet aspak kohë, e gjitha kjo pasi dëshiron që Interi i tij të jetë sa më mirë në ndeshjen e parë hapëse të Serie A.
De Boer ka bërë punë mjaft të madhe këto ditë, ai i ka dhënë rëndësi të madhe taktikës ekipore, por në e ka lënë anash edhe atë fizike.
46-vjeçari i ka kërkuar lojtarëve që t’i memorizojnë skemat e tij dhe që lëvizjet ekipore të jenë sa më automatike.
Ndeshja e parë e Interit është ndaj Chievos. /Telegrafi/