Site icon Telegrafi

De Boer: Barazimi për një skuadër si Interi është sinonim i humbjes

Frank De Boer ka folur edhe një herë pas fitores 2-1 ndaj Pescaras.

Tekniku holandez ka thënë se Interi i tij luan gjithmonë për fitore, ndërsa barazimi është sinonim i humbjes.

“Inter shumë sulmuese? Nuk më intereson. Unë luaj për të fituar dhe për të fituar duhet të rrezikosh humbjen”.

“Mund të kënaqesha me barazimin, por kur stërvit Interin barazimi është sinonim i humbjes”.

“Kam vënë re gjithashtu se në Itali flitet më shumë për ‘atë’ rastin e skuadrës kundërshtare se sa për dhjetë rastet që kanë krijuar djemtë e tu. E çuditshme”, ka thënë De Boer. /Telegrafi/

Exit mobile version