Telegrafi

De Biasi: Ujkani, një portier shumë i guximshëm

“Nga një pikëpamje mentale, ai është një lojtar shumë i qëndrueshëm që gjithmonë provon të ngrihet pas vështirësive edhe në raste kur ai ka pësuar lëndime shumë serioze”.

“Ai është një djalosh me aftësi të larta teknike, të cilat nuk i ka treguar ende. Një portier i guximshëm mund të them. Gjithashtu, ka një reagim të mrekullueshëm dhe di si ta mbyllë portën e tij”.

“Ai ka vetëm 24 vjet dhe ndoshta i mungon pak përvoja, por falë mikut tim, Franco Paleari, i cili e ushtron atë, ai do të zhvillohet shumë”, ka thënë De Biasi./Telegrafi/