Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi është duke lëshuar alarme largimi për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Pak ditë pasi deklaroi se do t’i pëlqente të merrte drejtimin e skuadrës së Rumanisë, tekniku italian ka thënë se do dëshironte ta drejtonte skuadrën e Palermos në Serie A.
Ai tha se Palermo ka potencial për tu ngjitur shumë lart në Serie A.
“Do të më pëlqente shumë që në të ardhmen të drejtoja Palermon. Askush nuk më ka kërkuar dhe as nuk e njoh Zamparinin, por jam i bindur se qyteti është një serbator “i virgjër” ku mund të gjenden dhe të rriten shumë talente. Pak a shumë siç bëra unë në Shqipëri”, deklaroi ai për “Radio Time”, njofton Insajderi.
“Pastaj mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull, për shembull, duke shqyrtuar rendimentin e disa futbollistëve të kombëtares time. Sipas mendimit tim, janë 4 apo 5 të gatshëm për Serinë A dhe për Palermon”, deklaroi De Biasi.
De Biasi, sic kanë raportuar mediet italiane, ka disa oferta nga skuadra kombëtare si Ukraina dhe Rumania.