Site icon Telegrafi

De Biasi në mbështetje të Marco-Muharrem Salihut, në garën për Parlamentin Evropian

Qendroni të bashkuar në votën tuaj pro Marco-s, si në Kombëtare, sipas porosisë së Skënderbeut-tha De Biasi.

Surprizë  në takimet e kandidatit të vetëm shqiptar në Conegliano, një qytezë trevixhiane, ishte ardhja në mbështetje të Marco-s (Muharrem Salihut) e Giani De Biasit, ish trajnerit të Kombëtares shqiptare, banor i zonës.  De Biasi tha para një grupi prej qindra të pranishmëve, se unë e solla në Europian Shqipërinë ku bashkoheshin shumë djem nga krejt viset shqiptare!

Besoj shumë se dhe Marco do të prezantojë me sukses shqiptarët në Parlamentin Europian! Mjaft të rrini bashkuar sipas porosisë së Skënderbeut!.

Takimi në Koneliano, ishte shumë emocionant. Muhamer Sulejmani nga Haraçina i dorëzoi flamurin kombëtar kandidatit dhe solli përshëndetje nga gjithë viset shqiptare. Të pranishmit respektuan himnin kombëtar të gjithë në këmbë, por dhe himnin e Mamelit, që djem të rinj, lindur në  Itali, e kënduan me zë.

Hoxha Avni Nurcevski, i qendrës Emanet e quajti të sigurt “fitoren e kupës” nga ana e kandidatit shqiptar, që do të marrë me siguri votat e shqiptarëve dhe pakicave më së pakti,, ndërkohë i riu Fetah Sulejmani e quajti si dritë mundësinë e përfaqësimit të shqiptarëve në BE nga ana e një kandidati me profilin e Marcos.

Në takim morën pjesë dhe përfaqësues nga shoqatat e shqiptarëve në Austri.

Më pas kandidati Marco vizitoi dhe Qendrën islamike Emanet, ku grupohen sipas një modeli kulturor, biblioteka, mensa, kurset e formimit. Ai e inkurajoi imamin Avni Nurcevski, të vijonte në këtë angazhim që ofron një pikë referimi për gjithë komunitetet e besimit islam në atë zonë, që janë me mijra.

Fushata në rajonin e Verilindjes ku banojnë mbi 6 milionë vetë vijon e fuqishme. Në këtë rajon ka mijëra biznese shqiptare ndërsa bashkëkombasit me të drejtë vote janë 144 mijë.

Exit mobile version