Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatës Armene të futbollit në lidhje me mundësinë e uljes në pankinën e përfaqësueses se këtij vendi.
Mediat armene njoftojnë se Artur Vanetsyan, presidenti i ri i Federatës, ka insistuar në këtë tratativë dhe, sipas tij, italiani me pasaportë shqiptare është i duhuri për kombëtaren e vendit të tij.
Armenia në Ligën e Kombeve ndodhet në Divizionin D dhe ka grumbulluar tre pikë në dy ndeshjet e para.
Humbja në ndeshjen direkte me Maqedoninë ka kërkuar menjëherë që përfundimisht të arrihet akordi me një trajner, i cili e njeh mirë situatën e eliminatoreve, transmeton TopChannel.
Për momentin, skuadrën e drejton Vardan Mynasian, por zgjedhja e tij ka qenë e përkohshme, derisa të gjendej një trajner tjetër.
Mynaisan mbahet mend si njeriu që e çoi Armeninë në vend të tretë në e vitin 2013 në eliminatore, por me sa duket, presidenti i ri kërkon nga vetja t’i japë mundësinë De Biasit që të përsëritë, pse jo, atë që bëri me Shqipërinë.
Pasi drejtoi Shqipërinë për afër tre sezone, duke arritur madje dhe kualifikimin në Evropian, De Biasi punoi për disa muaj me Alaves dhe tani prej kohësh është i lirë. Marrja e një kombëtareje ka qenë gjithnjë në ambicien e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=4Ea-PogsaFI