Telegrafi

De Biasi: Manaj në Evropian, sepse ai e do këtë vend

Sulmuesi i Interit ka kërkuar falje dhe si profesionalist dhe njeri i pjekur, kjo u pranua edhe nga teknikut italian.

“Sinqerisht besoj se djali i ka keqkuptuar të gjitha, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë të tjerët. Më ka dërguar vetëm një mesazh dhe pse zakonisht ai komunikon me Paolon, por kjo është një gjë natyrore dhe pozitive. Kjo është një tregues i dëshirës së madhe të Reyt për të qenë pjesë e këtij grupi. Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur vazhdimisht dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha që posedon”, ka thënë De Biasi i pyetur për situatën e krijuar.

“Sigurisht, më bëhet qejfi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë, jemi këtu për ta përkrahur”, ka shtuar trajneri i Kombëtares rreth kërkim faljes së sulmuesit.

“Siç jua thashë, kjo varet nga fusha. Dyert për të janë gjithnjë të hapura”, ka thënë Gianni i pyetur për mundësinë se a mund të luajë Manaj në Evropianin që do të mbahet në Francë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/